Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 shkurtin 2025

Dielli i dimrit na pret në fund të javës, në det do të ketë dallgëzime të forta

Foto: BTA

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në bregdet. Vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa në bregdetin jugor - reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, ndërsa në Bullgarinë Lindore - erë veriore. Temperatura maksimale do të jetë nga 1 deri në 6°, në kryeqytet do të jetë rreth 4°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Vranësira të theksuara do të ketë vetëm në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në rajonet lindore të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 2°, në 2000 m rreth minus 8°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, më shpesh të theksuara. Reshje shiu dhe bore do të bien kryesisht në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6. Temperatura e ujit të detit është 7-9°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë, kurse në jug deri në 4 ballë.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i ftohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 7° dhe minus 2°, kurse maksimalet nga 1° deri 6°. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mbi Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme, me reshje të dobëta, kryesisht nga bora.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD
Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska

Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup

Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..

botuar më 25-10-16 12.25.MD

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD