Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Foto: BTA-arkiva

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe Athinës. Qendra e trajnimit të aeroportit të Sofjes bëhet i vetmi vend në Bullgari ku specialistë të aviacionit nga e gjithë bota do të trajnohen në programet ACI. Qendra do të organizojë dhe zhvillojë, së bashku me Shoqatën Botërore të Aeroporteve dhe lektorët e saj, të gjitha trajnimet të ACI, si dhe do të zhvillojë programe për të rritur kompetencat e ekspertëve në sektorin e aviacionit.

Aktualisht në vendin tonë mbahen kurse të ndryshme mbi sigurinë, transportin, shërbimin e pasagjerëve, etj. Akreditimi ndërkombëtar është një njohje dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për standardet më të larta të ndjekura nga Aeroporti i Sofjes në trajnimin e personelit për industrinë e aviacionit me marrjen e certifikatës nga ACI, tha drejtori ekzekutiv i "SOF Connect" - Jesus Caballero.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto:BTA-arkiva, Aeroporti i Sofjes

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD