Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina me 7:0 dhe fitoi vendin e parë në kategorinë e saj.
Kryeministri Rosen Zheljazkov uroi Adriana Boaxhieva për suksesin e saj, njoftoi Këshilli i Ministrave. "Me shpirt të fortë dhe paraqitje mbresëlënëse, ajo me meritë u ngjit në krye në kategorinë deri në 54 kg, kumite. Ky sukses është krenari për Bullgarinë dhe dëshmi e talentit dhe këmbënguljes së sportistëve tanë. Bravo, Adriana!", është shkruar në faqen e qeverisë në Facebook.
Në turneun në Poloni marrin pjesë mbi 1200 atletë nga 49 vende, të cilët garojnë për titujt e “kata” dhe “kumitë”. Bullgaria përfaqësohet me 22 garues.
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..