Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të qëndrueshme me gaz në Evropën Lindore, Juglindore dhe Qendrore. Stankov tha: “Ne presim që deri në fund të muajit të kemi një leje ndërtimi për pjesën Kullata – Kresna. Menjëherë pas kësaj presim fillimin e ndërtimit”.
U diskutua edhe për furnizimet e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA-të përmes terminaleve në Aleksandropolis dhe në vendet fqinje me Bullgarinë, si një mundësi që ai të arrijë në zemër të Evropës.
Në takim, Stankov gjithashtu theksoi se ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë e "Westinghouse" është prioritet për qeverinë bullgare, raporton BGNES.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..