Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

90 vjet nga lindja e këngëtarit të njohur të folklorit Kostadin Gugov

Kostadin Gugov
Foto: BNT (arkiv)

Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas.

“Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova Trëpkova – tha vite më parë Kostadin Gugov. – Ajo këndonte gjithandej, sillte gëzim në shtëpi, dhe këngë pas kënge i mësoja përmendësh...”

I afërmi dhe mësuesi i tij Vangell Trajkov e këshilloi të këndonte lehtë, pa tension. I dha disa këngë, duke përfshirë "Thuaj, thuaj, o  plakë" dhe "Ndihem i përgjumur". Fizarmonicisti Stefan Demirev zbuloi zërin magjepsës të Kostadin Gugovit dhe djaloshi 18-vjeçar u ngjit në skenë, ku dha koncerte brenda dhe jashtë vendit me këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë të kohës Boris Karllov, Mita Stojçeva, Gjurga Pinxhurova, Atanaska Todorova, Boris Mashallov.

Një pjesë emocionuese e repertorit të tij janë këngët me tematikë historike, si dhe ato humoristike. Gradualisht, repertori i Kostadin Gugovit u formua me këngë nga i gjithë rajoni etnografik i Maqedonisë - Egjeu, Vardari dhe Pirini - territoret e lashta bullgare, sot të ndara në tre shtete.

Ai ka bërë një sërë regjistrimesh - mbi 400 interpretime të tij janë regjistruar vetëm në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

"Për mua kënga popullore është gëzim dhe rehati! Më ka ruajtur rininë e shpirtit. Nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin!" – tha këngëtari.

Performanca e tij e fundit live ishte në Koncertin e Vitit të Ri më 1 janar 2004  në qendër të Sofjes. Ditë më vonë – më 31 janar – u largua nga skena e jetës. Megjithatë, Kostadin Gugov mbetet në kujtesën muzikore bullgare me talentin e tij të dhënë nga Zoti, me sensin e tij të shkëlqyer të humorit, kujtesën fenomenale, repertorin unik dhe praninë e veçantë skenike.

Lexoni dhe dëgjoni më shumë për këngëtarin e madh bullgar Kostadin Gugov nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Vidin feston Ditën e Shpirtit me një festival të ri kulturor

Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..

botuar më 25-10-22 6.10.PD

Shën Joan Rillski – mrekullibërësi nga shkretëtira e Rillës

Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari.  Mendohet se Joan Rillski..

botuar më 25-10-19 6.05.PD

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..

botuar më 25-10-02 4.45.PD