Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore Evropiane të Këshillit të Evropës. Ajo organizohet nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodit në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe Muzeu Arkeologjik në Veliki Presllav , me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Vizitorët do të mund të shohin mbishkrime cirilike të panjohura për publikun e gjerë, të lidhura me Shkollën Letrare të Presllavit, elemente të ndryshme liturgjike që janë përdorur gjatë Mbretërisë së Parë Bullgare dhe kryeqytetit të saj të dytë - Veliki Presllav. Ekspozita përfshin gjithashtu vendet e adhurimit të veprës së Kirilit dhe Metodit dhe atë që ka mbetur në Veliki Presllav si trashëgimi e teksteve cirilike.
Në ditët e sotme më shumë se 300 milionë njerëz shkruajnë me shkronja sllave, theksojnë organizatorët, duke shtuar se kjo është një arritje e dy mbretërive të para bullgare dhe e popullit bullgar, me të cilën vendi ynë mund të krenohet.
Qëllimi i krijuesve të ekspozitës është të tërheqin më shumë njerëz që të ndjekin këtë rrugë dhe të mësojnë për punën madhështore të mësuesve të parë sllavë që kontribuan në Shekullin e Artë të shtetit bullgar.
Ekspozita “Në rrugën e nxënësve” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në mes të marsit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..