Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i bujqësisë Georgi Tahov në hapjen zyrtare të Megaforumit të 10-të për agrobiznes, verë, ushqim dhe pajisje në Plovdiv. Investimet në sektorin e bujqësisë arrijnë në mbi 2.2 miliardë leva /mbi 1.1 miliardë euro/ në vit, që është rreth 7-8% e investimeve në ekonominë e vendit.
Ministri premtoi se përmes nismave legjislative dhe ndërhyrjeve strategjike do të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillimin e sektorit, i cili do të mbështesë konkurrencën e bujqësisë bullgare.
Ekspozita prezanton 620 kompani nga 25 vende dhe vizitorët kanë mundësinë të mësojnë për risitë në mbarështimin e bimëve, blegtori, industrinë e verërave dhe industrinë ushqimore.PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..