Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i bujqësisë Georgi Tahov në hapjen zyrtare të Megaforumit të 10-të për agrobiznes, verë, ushqim dhe pajisje në Plovdiv. Investimet në sektorin e bujqësisë arrijnë në mbi 2.2 miliardë leva /mbi 1.1 miliardë euro/ në vit, që është rreth 7-8% e investimeve në ekonominë e vendit.
Ministri premtoi se përmes nismave legjislative dhe ndërhyrjeve strategjike do të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillimin e sektorit, i cili do të mbështesë konkurrencën e bujqësisë bullgare.
Ekspozita prezanton 620 kompani nga 25 vende dhe vizitorët kanë mundësinë të mësojnë për risitë në mbarështimin e bimëve, blegtori, industrinë e verërave dhe industrinë ushqimore.Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e..
Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën nga 01.10.2024 deri më 30.09.2025..
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..