Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë në shumë vende, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu dhe bore. Në pjesën lindore të vendit do të vijojë të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga veri-verilindja. Në gjysmën e dytë të ditës vranësira do të ulet në rajonet perëndimore dhe qendrore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°, në kryeqytet do të jenë rreth minus 1°.
Në zonat malore para mesditës vranësira do të jetë ende e konsiderueshme. Dëborë do të bjerë në zonat qendrore dhe lindore të maleve Stara Pllanina, Rodopet Lindore dhe Stranxha. Pas mesditës, vranësirat mbi masivet perëndimore do të çahen dhe ulen ndjeshëm. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 4°, në 2000 m rreth minus 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 5°. Temperatura e ujit të detit është rreth 6°. Dallgëzimi i deti do të jetë 3-4 ballë.
Të enjten do të ketë diell dimri. Do të jetë ftohtë – temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe në pjesën më të madhe të vendit minimalet do të jenë nga minus 12° deri në minus 7°, në disa zona deri në minus 16°. Maksimalet do të jenë midis minus 4° dhe 1°.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..