Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Levski i thotë lamtumirë jetës së tij me një këngë:

“Mos këndo, o bilbil, kam kohë, nuk nxitoj...”

Portreti i Vasill Levskit, nga piktori Dionisij Donçev
Foto: militarymuseum.bg

"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev shokun e tij Vasill Levskin, të cilin e përcakton si "një karakter të veçantë" - "Ai edhe në ato momente është i lumtur, siç ndihet kur ndodhemi në rrethanat më të mira." Sipas bashkëkohësve të tjerë të Apostullit, edhe kur ai udhëtonte për punët e komitetit të tij, Levski vazhdimisht këndonte dhe përshtatte tekste dhe këngë me melodi tashmë të njohura për të.

Një nga reliket e çmuara që ka arritur tek ne nga ky personalitet karizmatik, i cili hodhi themelet e lëvizjes së organizuar revolucionare dhe luftoi për lirinë e Bullgarisë, është blloku i tij personal ku Apostulli shënonte momente të rëndësishme nga përditshmëria e tij, duke përfshirë edhe disa këngë.

Këngët që gjejmë në bllokun e Vasill Levskit ishin pjesë e muzikës së kohës, karakteristikë e Rilindjes Bullgare, shpjegon folkloristi Daniell Spasov. Midis tyre, pikërisht në faqet e para, është tropari i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. E dimë që Levski ka qenë edhe këngëtar kishe. Ai këndonte bukur edhe “E denjë” edhe troparin e vëllezërve të shenjtë. "Në këtë bllok gjenden edhe poezi të tjera. Kjo është "Ndarja" (poemë rrëfimtare e Hristo Botevit, botuar për herë të parë më 1871)".
Daniell Spasov
Një këngë tjetër me tekst emocionues, të paktën për mua, është “Mami, gjithmonë për ty mendoj”, thotë Spasov, i cili edhe vetë është interpretues i këngëve popullore.

"Personalisht, gjithmonë kam menduar se blloku i Levskit është pjesë e trashëgimisë së tij shpirtërore. Aty mund të gjejmë shumë gjëra. Por ishte vërtet një surprizë për mua, shumë vite më parë, që aty janë shkruar tekstet e këngëve shumë të njohura në atë kohë. Këngët që janë kënduar, këngët që ai ka kënduar dhe kjo është vërtetë pjesë e botës së tij të brendshme shpirtërore", komentoi Spasov.

“Mos këndo o bilbil” kënga që lidhet me momentet e fundit të Levskit

“Ka një legjendë të regjistruar në fshatrat afër Sofjes nga folkloristja e madhe bullgare Rajna Kacarova (e cila krijoi tubimet muzikore në Koprivshtica) se para se të varej, Levski këndonte, ai e kishte këtë guxim dhe lartësim shpirtëror - thotë Daniell Spasov. -  Ishte e natyrshme, para turqve të pranishëm, që Levski, të këndonte turqisht, jo bullgarisht, që të kuptohej. Bullgarja që ruajti kujtimin e këtij episodi dramatik ishte shërbëtore në shtëpinë e një beu turk në Sofje dhe rriste fëmijët e tij. Zotëria i saj e detyroi atë të ishte e pranishme në ekzekutim. “Sot nuk mund të themi nëse ky është një fakt”, kujton Daniell Spasov, i cili gjithashtu ka regjistruar një sërë historish të çuditshme të lidhura me këngët popullore bullgare, por historia vazhdon:
Varja e Vasil Levskit, nga piktori Boris Angellushev, 1942
“Plaka që tregon historinë e Rajna Kacarovës quhet gjyshe Petkana Hëshova. Ajo e ka kënduar këtë këngë në turqisht, ka një tekst shumë të çuditshëm, dramatik – “Mos këndo, o bilbil, kam kohë, nuk nxitoj. Nuk kam nënë, as baba, mos këndo, nuk nxitoj, o bilbil..." Ky është mesazh, me të vërtetë mjaft i trishtuar, i shenjtë në disa momente. Por është vërtet e çuditshme, nëse e dëgjon në origjinal, tingëllon si një këngë e vjetër popullore turke, me të gjithë stilin e një kënge popullore turke. Kur e përkthyen kolegët tanë të redaksisë turke në televizion dhe ne e regjistruam, ajo u bë bullgare. Sepse këto këngë këtu, në Ballkan, kanë shumë të përbashkëta, por kanë edhe shumë dallime.


Nuk e di nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, por është shumë prekëse, shumë njerëzore me gjithë vuajtjet e këtij akti nga ana e vetë Levskit, i cili largohet i ri nga kjo jetë, pa e përfunduar misionin e tij. Nuk e di nëse kishte audiencë (në ditën kur e varën), por ja që gjyshja tregon se kishte një audiencë që ishte e pranishme në këtë ekzekutim dhe që qante. “Kjo është si një simbolikë e vuajtjes së mbarë popullit tonë”, përfundon rrëfimin e tij Daniell Spasov.

Foto: BTA, BNT, militarymuseum.bg, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD