Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Pothuajse në të gjithë vendin është lëshuar një kod i verdhë për motin e ngrirë

Një përrallë e bardhë nga Burgasi! Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook "Vende të bukura nga Bullgaria"

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta mbi Rrafshin e Danubit dhe temperaturat atje do të mbeten më të ulëta. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në kryeqytet do të lëvizin rreth minus 3°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell, me erë dhe i ftohtë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë minus 9°, në 2000 m. rreth minus 13°.

Në bregun e Detit të Zi moti do të jetë me diell, por i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 2°. Temperatura e ujit të detit është 5-6°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD