Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe qeverinë bullgare për mbështetjen morale të familjeve të të rrëmbyerve, me origjinë bullgare. Kështu tha Asher Arpaz, nënkryetar i Shoqatës së Hebrenjve nga Bullgaria, para mikrofonit të korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në shtetin hebre, Fenja Dekalo.
“Unë e di se ata u përpoqën të ndihmojnë për kthimin e tyre, jo me fjalë, por me përpjekje përmes kanaleve diplomatike. Por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, shtoi Arpaz.
Mes të liruarve janë Mirav Tal dhe Daniel Gilboa, të cilët kanë nënshtetësi bullgare. Një 20-vjeçar me pasaportë bullgare mbetet i zhdukur, i plagosur rëndë kur u kap, atëherë në moshën 19-vjeçare.Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..