Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.
Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.
Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTANë Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin..
Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke iu përmbajtur një politike financiare konservatore në dritën e anëtarësimit të pritur në eurozonë...
Që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, mbi 30000 bullgarë, kryesisht nga rajoni Zaporozhie, jetojnë nën pushtimin e përkohshëm rus, thekson ministri i jashtëm Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve nga PP-DB,..
Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga..
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..