Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.

Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.

Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTAKryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..