Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB, Bojko Borisov (15,9%) dhe Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kiselova (15,3%). Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mjara”, i kryer në periudhën 6-16 shkurt 2025 mes 803 shtetasve të rritur bullgarë.
Ndër institucionet, Presidenca gëzon vlerësimin më të lartë - 47,6% qëndrim pozitiv dhe 38,4% negativ. Qëndrimi ndaj qeverisë disa javë pas formimit të saj është pozitiv për 26.8% të të anketuarve dhe negativ për 56.7%.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 26,5% e të anketuarve do të kishin votuar për GERB-SDS, 13,9% - për "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), 13.5% - për "Vëzrazhdane", 10.1% - për DPS- Fillimi i Ri, 7.0% - për DPS – Demokracia, të Drejtat dhe Liritë, 6% - për Partinë Socialiste Bullgare (BSP), 6.4% - për “Ka një popull të tilllë” (ITN), 5.9% - për MEÇ, 4% - për “Veliçie” dhe 5.9% - për formacione më të vogla. 3.1% e të gjithë të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin “Unë nuk mbështes askënd”. Këto rezultate tregojnë se disponimi i votuesve mbetet i njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..
Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil. Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin..
Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna..