I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i shenjtë duket se zhytet edhe më thellë në heshtje, larg zhurmës së kësaj bote.
Ndërsa ecim përgjatë rrugës së ngushtë për në manastir, vështrimi ynë bie mbi kodrat e mbuluara nga ngrica, që shkëlqejnë nën diellin e dimrit. Sapo kalojmë nëpër portën e lartë të manastirit, na mbështjell aroma e drurit të djegur nga sobat e manastirit, temjani dhe dylli.

Ajri i ftohtë pret si thikë dhe bora nën këmbët tona kërcitet lehtë. Shëtisim nëpër oborrin e mirëmbajtur dhe arrijmë përballë derës së kishës së vogël të manastirit. Ngrohtësia depërton nga dera e hapur - sikur të na fton të hyjmë, por jo vetëm për t'u ngrohur, por edhe për të ndezur një qiri. Dhe të shohim afresket, të cilat duket sikur dridhen pak nga drita dhe hijet e qirinjve.

Themeluar në shekullin e XIII-të, manastiri ishte qendra shpirtërore e cila bashkonte manastire të shumta në të ashtuquajturin Mali i Shenjtë i Sofjes.Sipas legjendës, pikërisht këtu në vitin 1238 u ndal procesioni që mbante lipsanet e Shën të Premtes së Bullgarisë në qytetin Tërnovo, me urdhër të Mbretit Ivan Asen II (1218 – 24 qershor 1241). Kështu vendi u shenjtërua nga lipsanet e shenjtores dhe kjo i frymëzoi të krishterët vendas të ndërtonin një kishë këtu.

Megjithatë, manastiri sikur ishte i shënuar nga një fat tragjik. Në shekullin e XIX-të, një zjarr i madh asgjësoi arkivin dhe bibliotekën e tij të çmuar dhe kisha e vjetër u shemb. Rimëkëmbja e Manastirit "Shën të Premtes" filloi në shekullin e XX-të, kur një grup murgeshash ruse mbërritën në Bullgari. Në krye të tyre ishte murgesha Maria Doktorova (1896-1978), e njohur në jetën laike si Lidija Nikollaevna. Pasi Igumenia Maria e zbuloi prirjen shpirtërore ndaj Zotit brenda viteve ajo jetonte në manastire të ndryshme në Rumani, Jugosllavi, Shqipëri dhe përfundoi rrugëtimin e jetës së saj në Bullgari, mes kodrave të malit Ljulin. Dhe duke u vendosur këtu ajo filloi restaurimin e manastirit. Nën kujdesin e saj të përkushtuar, kisha “Shën e Premtja Tërnovska” u rinovua në vitin 1954. Një murg rus, emri i të cilit mbetet i panjohur, u ftua për të pikturuar muret. Afresket e bukura paraqesin shenjtorë bullgarë dhe rusë me gjatësi të plotë, si dhe skena biblike dhe jetësore.

Manastiri vazhdoi të zhvillohej еdhе në shekullin e XXI-të, kur në oborr u ndërtua Rotonda e gjerë "Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull",me projekt të arkitektes Cvetanka Razsollkova.
Muret e jashtme të zonës së banimit janë të mbuluara me citate biblike që rrisin ndjenjën e forcës shpirtërore, pastërtisë dhe shenjtërisë.

Për manastirin që nga viti 2002 përkujdeset Igumenia Fillotea, së bashku me murgesha të tjera. Ato mirëpresin vizitorët që ndalojnë këtu për të ndezur një qiri dhe për të kërkuar vetminë, larg zhurmës së jetës së përditshme. Si një vend i shënuar me shekuj, ku ndërthuren e kaluara dhe e tashmja, Manastiri i Klisurës "Shën e Premtja" është një nga vendet e shenjta të shquara bullgare, simbol i besimit dhe i përjetësisë së shpirtit.

Më shumë për manastiret në Bullgari mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati..