Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Foto: Bashkia Smoljan

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen.

“Këtë vit, mijëra mysafirë nga vendi dhe jashtë pritet të mbërrijnë në fshatin e Rodopeve për këtë festë”, tha Violeta Filipova, eksperte për marrëdhënie me publikun në bashkinë Smoljan.

Tradicionalisht, kukerat, të quajtur "pesjaci", vizitojnë shtëpitë e njerëzve për të sjellë shëndet dhe prosperitet. Më pas i drejtohen sheshit të fshatit, ku kryejnë një ceremoni dasme për nusen dhe kryeplakun, lindje, lërim dhe mbjellje. Besohet se nëse një pesjak të kapërcen, do të kesh fat gjatë gjithë vitit.

Në prag të festës u organizuan koncerte dhe shfaqje nga artistë - ekspozitë me vizatime fëmijësh me temë "Kukeri" si dhe "Eksarku - Shpëtimtari", paraqtja e shfaqjes popullore "Falja", recitim poezish me rastin e festës kombëtare të 3 Marsit, koncert nga nxënës të Shkollës Kombëtare të Artit Popullor në Shiroka Llëka.

Organizatorët e festivalit të Kukerave janë Bashkia e Smoljanit, Bashkia Shiroka Llëka dhe Biblioteka Kombëtare "Eksarku Stefan - 1872".

Përpiloi: Diana Cankova
Foto: Bashkia Smoljan
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD