Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, patriarku bullgar Daniill dhe shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.

“Për mua kjo është data më e ndritur, sepse 3 Marsi është ringjallja e një populli dhe një vendi”, tha nënpresidentja Jotova.
Patriarku theksoi rëndësinë e festës si simbol dhe kujtim i njerëzve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Qendra e festimeve për 3 Marsin ishte maja historike “Shën Nikolla” – Shipka, ku u mblodhën bullgarë nga rajone të ndryshme të vendit për të nderuar sakrificën e të vdekurve për liri. "Ne jetojmë në kohë dinamike dhe të vështira, një kohë transformimesh dhe sfidash të paprecedentë." Por amaneti për të mbrojtur Atdheun, për të bërë përpjekje për ta zhvilluar atë si shtet demokratik, juridik dhe social, mbetet i pandryshuar”, tha në fjalinë e saj para të pranishmëve në majë kryetarja e Kuvendit Popullor Natalia Kisellova.
Ceremonia me paradë dhe fishekë zjarri për datën 3 Mars do të mbahet në mbrëmje në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet. Presidenti Rumen Radev do të pranojë rreshtin e njësive ushtarake përfaqësuese dhe flamujt e shenjtë luftarakë.
Lexoni më shumë për 3 Marsin në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, BTATë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..