Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, patriarku bullgar Daniill dhe shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.

“Për mua kjo është data më e ndritur, sepse 3 Marsi është ringjallja e një populli dhe një vendi”, tha nënpresidentja Jotova.
Patriarku theksoi rëndësinë e festës si simbol dhe kujtim i njerëzve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Qendra e festimeve për 3 Marsin ishte maja historike “Shën Nikolla” – Shipka, ku u mblodhën bullgarë nga rajone të ndryshme të vendit për të nderuar sakrificën e të vdekurve për liri. "Ne jetojmë në kohë dinamike dhe të vështira, një kohë transformimesh dhe sfidash të paprecedentë." Por amaneti për të mbrojtur Atdheun, për të bërë përpjekje për ta zhvilluar atë si shtet demokratik, juridik dhe social, mbetet i pandryshuar”, tha në fjalinë e saj para të pranishmëve në majë kryetarja e Kuvendit Popullor Natalia Kisellova.
Ceremonia me paradë dhe fishekë zjarri për datën 3 Mars do të mbahet në mbrëmje në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet. Presidenti Rumen Radev do të pranojë rreshtin e njësive ushtarake përfaqësuese dhe flamujt e shenjtë luftarakë.
Lexoni më shumë për 3 Marsin në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, BTABullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..