Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova. Albumi "Përralla Antarktike" përmban 12 pjesë, duke ndërthurur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov ishin muzikantët e parë që me ftesë të Prof. Hristo Pimpirev kishin mundësinë të krijojnë në ishullin Livingstën si një lloj eksperimenti shkencor. Gjatë dhjetë ditëve atje, të dy krijuan këtë muzikë, të frymëzuar nga natyra e ashpër minimaliste.
Më vonë, ata ftuan disa bashkëmendimtar për të realizuar idetë e lindura në këtë ishull të largët: Polina Cvjatkova – vokal, Zhivko Petrov – piano, Hristo Jocov – perkusion, Radosllav Sllavçev – bas, kuartet harqesh nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Arkivi i Teodosij Spasov, Instituti Antarktik BullgarTë gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa në kompleksin turistik Allbena nga data 17 deri më 21 qershor 2025 . Festivali ka natyrë..
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV..