Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova. Albumi "Përralla Antarktike" përmban 12 pjesë, duke ndërthurur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov ishin muzikantët e parë që me ftesë të Prof. Hristo Pimpirev kishin mundësinë të krijojnë në ishullin Livingstën si një lloj eksperimenti shkencor. Gjatë dhjetë ditëve atje, të dy krijuan këtë muzikë, të frymëzuar nga natyra e ashpër minimaliste.
Më vonë, ata ftuan disa bashkëmendimtar për të realizuar idetë e lindura në këtë ishull të largët: Polina Cvjatkova – vokal, Zhivko Petrov – piano, Hristo Jocov – perkusion, Radosllav Sllavçev – bas, kuartet harqesh nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Arkivi i Teodosij Spasov, Instituti Antarktik BullgarKënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si artiste, ajo është e shqetësuar edhe si prind i një fëmije 11-vjeçar për mjedisin në vendin tonë në..
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina shfaqet gjithashtu si aktore, është soliste në Operat Shtetërore në Varna dhe Stara Zagora, dublon..