Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e fillestarëve është 200 metra e gjatë, për më të avancuarit ka një pistë 300 metra dhe skiatorët më me përvojë zbresin në një pistë me pjerrësi 30 gradë, të klasifikuar si e kuqe. Megjithatë, funksionimi i zonës së vogël të skijimit varet nga kushtet e motit – për ta shfrytëzuar atë, është e nevojshme të kemi një mjedis të vërtetë dimëror me reshje bore dhe temperatura nën minus 5 gradë. Në këtë drejtim, sezoni aktual i dimrit rezultoi i favorshëm dhe Kotell mirëpret skiatorë dhe snowboardistë nga e gjithë Bullgaria.

"Ka borë në qytet tani dhe pista është e hapur. Kur ka borë funksionon. Ka shumë interes për të. Shumë njerëz vijnë në fundjavë dhe gjatë javës, kur kushtet lejojnë, me më shumë vizita nga Burgas, Jamboll, Sliven dhe Stara Zagora. Baza në qytet është plot gjatë fundjavës, dhe ngandonjëherë nuk ka edhe vende të lira” - tha për Radio Bullgarinë Marija Karaivanova nga Qendra e Informacionit Turistik Kotell.

Zona e skijimit në zonën "Tre Erërat" është destinacioni më i afërt për sportet dimërore për popullatën e Bullgarisë Juglindore, dhe kjo shpjegon interesin e turistëve nga vendbanimet e afërta.Por pushimet dimërore në Kotell nuk kanë të bëjnë vetëm me ski, snowboard dhe udhëtim me sajë, por mbi të gjitha një mundësi për t'u zhytur në atmosferën e një prej qyteteve tona më të bukura të Rilindjes Kombëtare.

Teksa shëtisin nëpër rrugicat me kalldrëm të mbuluar me borë të lagjes “Gallata”, vizitorët admirojnë shtëpitë e ruajtura të Rilindjes të ndërtuara prej guri dhe druri me streha të gjata dhe oborre të mëdha. Në këtë pjesë të qytetit gjenden mbi 110 shtëpi të epokës së Rilindjes, të cilat e kthejnë atë në një Rezervat Arkitektonik dhe Historik. Ndër objektet më të vizituara është "Panteoni Rakovski dhe Muzeu i Rilindësve Kombëtar nga Kotell" - një monument mbresëlënës i bërë prej hekuri, guri dhe druri:

“U ndërtua në vitin 1981 me rastin e festimeve të 1300 vjetorit të themelimit të Bullgarisë - thotë Maria Karaivanova. - Ndërtesa është me përmasa mbresëlënëse, ka 4 salla kushtuar iluministëve, arsimtarëve, rebelëve dhe revolucionarëve. Ekspozitat prezantojnë jetën dhe punën e mbi 200 personaliteteve të shquara bullgare. Aty janë të vendosur edhe eshtrat e revolucionarit dhe rilindës bullgar Georgi Stojkov Rakovsk. Shtëpia e pasanikut Kjorpeju është e shndërruar në një muze, që rikrijon arkitekturën tipike të qytetit Kotell nga koha e Rilindjes Kombëtare - gjysma e dytë e shekullit të XIX-të.

Shkolla Gallatan strehon një ekspozitë të qilimave të famshëm të punuar në Kotell, që karakterizohen me ngjyrat e tyre të ndezura, forma të ndryshme gjeometrike, zbukurime dhe motive lulesh. Ato janë shprehje e mjeshtërisë së artit të punimit të qilimave në Kotell. Qilimi i Kotelit mbetet simboli ynë më i vlefshëm, për të cilin jemi krenarë.”

Në ditët e ftohta të dimrit, turistët mund të vizitojnë edhe Muzeun e Historisë Natyrore me ekspozitat e tij të pasura të mineraleve, bimëve, kërpudhave, insekteve, zvarranikëve dhe shpendëve. Dhe në fund të një dite të ngarkuar emocionalisht, rehati dhe ngrohtësi i pret në bujtina dhe restorantet lokale. Maria Karaivanova rekomandon që vizitorët të provojnë tiganët e famshëm me kaçurrela Kotla. Maria Karaivanova rekomandon që vizitorët të provojnë pjatën e famshme të kuzhinës lokale, byrekun me oriz.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /SkiKotel, Komuna Kotel, Facebook /Kosta Karanashev (Kryetari i Komunës së Kotelit), BTA, pochivka.bg, kotel.bg, Facebook /Zhivko Hristov
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...