Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi më i madh kinematografik në Ballkan fillon më 13 mars

Kinemaja bullgare në fokus në edicionin e 29-të të Sofia Film Fest-it Ndërkombëtar

Dokumentari "Artistët për fëmijë" tregon sesi arti ndryshon jetën e fëmijëve në Bullgari dhe Afrikë

Artistët për fëmijë
Foto: arkiv personal

"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) me shfaqjen premierë të filmit të fundit të regjisorit Svetosllav Ovçarov "Basti", një bashkëprodhim midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Programi zyrtar i këtij viti zgjat deri më 31 mars dhe përfshin gjithsej 171 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë dhe të animuar, duke përfshirë një përzgjedhje të veçantë prej 20 filmash të shkurtër nga 58 vende në 5 kontinente. Theksi vihet në kinemanë e re bullgare.
Një kuadro nga filmi Basti
"Ajo që është veçanërisht e shquar në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare," thotë drejtori i forumit Stefan Kitanov për Svetosllava Kuzmanova nga programi "Horizont" i BNR. – Në një program prej afro 180 filmash, mbi 60 janë bullgarë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Sofia Film Fest. “Si gjithmonë, këtu do të prezantohen filmat më të mirë të kinemasë botërore”- premton drejtori i Sofia Film Fest.
Josif Sërçaxhiev dhe Rajko Grlić
Në hapjen zyrtare sonte në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të prezantohen dy pllaketa, të krijuara nga skulptori i njohur Georgi Çapkënov – Çapa , që përbëjnë Çmimin e Sofjes të Bashkisë së Kryeqytetit për kontribut në artin e kinemasë. Çmimi do t'i jepet njërit prej aktorëve të shquar bullgar Josif Sërçaxhiev dhe regjisorit legjendar kroat Rajko Grlić, i cili është një mysafir special në festival. 
Regjisori Kosta Bikov
Çmimi special i Sofia Film Fest do t'i jepet regjisorit Kosta Bikov, i cili i ka kushtuar më shumë se pesë dekada magjisë së kinemasë, si dhe dy regjisorëve që kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në kinematografinë evropiane - regjisorit çek Bohdan Slama dhe hungarezit Szabolcs Hajdu.

Për herë të 23-të, një juri ndërkombëtare do të përcaktojë Çmimin e Madh në konkursin për filmin e parë ose të dytë artistik - "Sofja - qyteti i kinemasë" - ofruar nga Bashkia e Sofjes.
 
Programi i konkursit përfshin 12 filma, dhe për herë të parë tre prej tyre janë tituj bullgar – “Mishi” ("Flesh") i regjisorit Dimitër Stojanoviç dhe dy bashkëprodhime të Bullgarisë dhe Italisë: “Pa erë” (“Windless”) nga regjisori Pavell G. Vesnakov dhe "Paketa e përjetësisë" ("Eternity Package") me regji të Magdelena Ilieva.
Artistët për fëmijë
Ndër titujt premierë në programin dokumentar të edicionit të 29-të të Sofia Film Fest është filmi artistik i metrazhit të gjatë "Artistët për fëmijë" i producentes dhe regjisores Elena Panajotova. Ai i kushtohet programit teatror me të njëjtin emër për fëmijët e pafavorizuar dhe të rinjtë pa prindër, i cili e ka origjinën nga zemra e maleve Rodope, në fshatin Shiroka Llëka, dhe arriti ngjyrat magjike të Kenias, falë një grupi të vogël artistësh bullgarë dhe besimit të tyre se arti shëron dhe mbështet.
Shiroka Llëka
“Filmi përmban intervista me njerëz që kanë punuar në program gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve nga kontinente të ndryshme. Ata tregojnë për atë që ndodhi në programin “Artistët për fëmijë”, duke e cilësuar si një ngjarje që të ndryshon jetën. Për mendimin tim, është shumë interesante të shohësh vizualisht këtë histori të një grupi të ri artistësh, të cilët të frymëzuar për të ndryshuar botën, mbërritën në Shiroka Llëka në vitin 2002 dhe zbuluan se aty ka një shtëpi për fëmijë pa kujdes prindëror. Dhe rezultati përfundimtar i kësaj është se si ky grup artistësh arriti në Afrikë, ndryshoi politikat kulturore atje, influencoi artistë dhe fëmijë të shumtë në vitin 2016, dhe kështu arriti në 300 artistë nga 4 kontinente dhe 5000 fëmijë dhe të rinj. Kjo u bë nga një grup artistësh bullgarë, që në vetvete është një histori shumë interesante. Dhe sigurisht, në film flasim për diçka më të rëndësishme - sa i rëndësishëm është arti për rritjen e një fëmije, dhe për qenien njerëzore në përgjithësi. Shpresoj shumë që me këtë film të mund të hapim një perspektivë më të madhe dhe të provokojmë edhe një herë një dialog se sa e rëndësishme është që arti të hyjë në arsim, sa i rëndësishëm është teatri dhe drama për fëmijët – teatri është jetik për zhvillimin e tyre."

Përtej historisë dhe vlerës artistike dhe njerëzore, filmi "Artistët për fëmijë" mund të jetë një mjet për të ndezur një dialog midis institucioneve të ndryshme arsimore dhe legjislative shtetërore për rëndësinë e artit në arsimin bullgar. “Le të bëjmë një ndryshim në shoqërinë tonë”, thotë Elena Panajotova. Dhe, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për takime me të tjerët, të ndryshëm nga ne.

“Takimi me tjetrin është shumë i rëndësishëm, përmes të cilit njihni veten - është e bindur Elena Panajotova. - Dhe në film ne tregojmë qartë se si disa fëmijë, qofshin nga një jetimore, apo nga një geto rome, po e kuptojnë veten dhe aktualisht janë të rinj jashtëzakonisht të suksesshëm, thjesht sepse kanë kaluar nëpër këtë program."

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje do të ketë sërish edicionet e tij rajonale në Plovdiv nga 20 marsi deri më 6 prill, në Varna nga 21 deri më 29 mars dhe Festivali i Filmit në Sofje në bregdetin në Burgas do të jetë nga 20 deri më 28 mars. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të vizitojnë kinematë, organizatorët kanë përgatitur edhe njëherë një edicion online në Neterra.TV+. Festivali online do të fillojë dy ditë pas hapjes së edicionit fizik dhe do të zgjasë saktësisht një muaj – nga 15 marsi deri më 15 prill. Dhe tani - "Shh... Është koha për një film"! 

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: arkiv personal, Radio Sofja, BGNES, Sofia Film Fest
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Interesi për të mësuar bullgarisht është në rritje në Edrene

Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..

botuar më 25-02-25 9.37.PD
Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD