Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Foto: sofiaphilharmonic.com

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë dhe Orkestër i Nino Rotës me solistin Sergio Manteiga. Manteiga është një trumbetist i ri premtues, aktualisht anëtar i Orkestrës Kombëtare Baske. Soliste në Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 2 në sol minor nga Sergei Prokofiev do të jetë virtuozja amerikane Fabiola Kim – një artiste e suksesshme koncertesh, muzikante dhome dhe pedagoge. Kim ka punuar me disa nga grupet më të njohura në botë. Albumi i saj "1939", i regjistruar me Orkestrën Simfonike të Mynihut, mori vlerësime të larta nga BBC Music Magazine, Gramophone dhe The Strad Magazine. Programi do të mbyllet me Simfoninë e njohur nr. 4 në La maxhor nga Felix Mendelssohn - "Italiane", e duartrokitur me entuziazëm viteve të fundit nga publiku në performancën e Orkestrës Filarmonike të Sofjes dhe Naiden Todorov.

Një ditë më parë - më 16 mars, i njëjti program do të prezantohet në Konzerthaus Klagenfurt - një nga qendrat kulturore më të rëndësishme në Austri. E njohur për akustikën e saj të jashtëzakonshme dhe arkitekturën elegante, salla është një vend për koncerte, shfaqje opere dhe baleti dhe ngjarje të tjera kulturore. 

Përpiloi: Cvetana Tonçeva, Elena Karkallanova

Foto:Orkestra Filarmonike e Sofjes

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nina Nikolina me rrëfim dhe dashuri për farefisin dhe atdheun

Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..

botuar më 25-09-23 10.14.PD
Foto: Facebook/SY11 Events

Për herë të parë, Sofja do të presë konkursin “Operalia” për yjet e reja

Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..

botuar më 25-09-21 5.00.PD
Veselin Stojanov (1902 – 1969)

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Veselin Stojanov – "Rapsodia"

Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto:   archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..

botuar më 25-09-19 7.15.PD