Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Luga e Kupidit” – një sfidë gatimi në Sofje për personat me aftësi të kufizuara

7
Foto: Fondacioni Cedar

Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet mundësia dhe mbështetja e nevojshme. 

Në konfirmim të kësaj, "Luga e Kupidit" po bën xhiron e të gjitha 27 kryeqyteteve të BE-së me një kamion të përshtatur posaçërisht për gatim. Më 25 mars 2025, para hotel Hilton Sofia, pjesëmarrës nga Bullgaria do të demonstrojnë talentin e tyre në dy kategori - "Gatim" dhe "Kokteje", dhe secili prej nesh mund t'i mbështesë si spektator. 

Fituesit e garës së Sofjes do të kenë mundësinë të kalojnë 7 ditë në Zagreb për të përmirësuar aftësitë e tyre me mbështetjen e shefave të famshëm të kuzhinës. Aty do të garojnë në raundin final, ku do të marrin pjesë fituesit nga të 31 vendet.

Për herë të tretë, të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale do të marrin pjesë në konkurs, të mbështetur nga organizata e krijuar në qytetin Kazanllëk, organizata joqeveritare - Fondacioni Cedar, i cili punon për të ndryshuar qëndrimet e publikut ndaj fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara. Në vitin 2024, njëri prej tyre – Stefço, i cili jeton në Shtëpinë e Strehimit të Fondacionit, fiton vendin e parë për Bullgarinë në kategorinë “Gatim” dhe arrin në finalen e konkursit në kryeqytetin kroat. Ai kaloi 8 ditë atje duke mësuar nga shefat profesionistë dhe sot gatimi është profesioni i tij.

Të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Bullgari që janë të interesuar mund t'i bashkohen kësaj eksperience emocionuese, të iniciuar nga shoqata kroate UNUO. Prej vitit 2009 organizon trajnime kulinarie për personat me aftësi të kufizuara, duke mbështetur kështu realizimin e tyre në tregun e punës. 

Përpiloi: Cvetana Tonçeva dhe Elena Karkallanova
Foto: Fondacioni Cedar
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD