Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.

Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.

Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNESGrigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..