Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më vonë. Sipas këtij treguesi, Bullgaria është tejkaluar vetëm nga Rumania dhe Lituania, raporton Euronews.
Sipas të dhënave të Eurostat që nga janari 2025pagat minimale mujore bruto në BE variojnë nga 551 € në Bullgari në 2,638 € në Luksemburg. Kur përfshihen vendet kandidate në BE me të dhëna të disponueshme, paga minimale më e ulët bie në 182 euro në Ukrainë, e ndjekur nga 285 euro në Moldavi.
Rumania shënoi rritjen më të lartë vjetore të pagës minimale midis vendeve të BE-së - 14.1%, ndërsa midis vendeve kandidate për në BE rritja më e madhe u regjistrua në Moldavi - 18.4%.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..