Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për turizmin kongres, kulinar dhe verëtar fillon më 20 mars në 9 shtete dhe do të vazhdojë deri në fund të prillit. Paralelisht, një fushatë digjitale po zhvillohet përmes formatit të njohur para-roll me video të reja në YouTube.
Partneriteti mediatik përfshin transmetimin e 2430 spoteve reklamuese në 9 tregje strategjike në Evropë. Këto janë Britania e Madhe, Franca, Polonia, Gjermania dhe Spanja, Holanda, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia. Më shumë se 50% e videove do të transmetohen në kohën më të ndjekur të programeve televizive, njoftoi ministria.
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..