Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe teknike. Makineritë e para që do të prodhohen janë modeli "Guardian Extreme" për misione luftarake, taktike dhe vëzhguese. Kompania bashkëpunon me kompani vendase për të prodhuar një pjesë të madhe të komponentëve. Për shembull, 65% e pjesëve të dronëve të destinuara për ekipet e shpëtimit, zbulimit dhe emergjencave janë bullgare.
"Bullgaria mund dhe duhet të renditet ndër qendrat evropiane për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse. Ne marrim vlerësime shumë të larta nga specialistë të fushës dhe besoj se po vendosim standarde të reja për pajisjet ushtarake bullgare. Ndërtimi i një industrie moderne ushtarake në Bullgari nuk është një shpenzim, por një investim", tha pronari i kompanisë, Anton Stefov.
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..