Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në këtë fshat malor funksionojnë me kapacitet të plotë. Në dimër qendra e Skive Kartolla aty pranë mirëpret kryesisht skiatorë dhe snowboarders fillestarë, fëmijë. Ka dy teleferikë për fëmijë dhe një gardërobë për ski me qira. Është e hapur edhe një dhomë çaji, ku mund të hahet dhe të ngrohet pas aktiviteteve sportive.

Momçillovci njihet si lider i turizmit rural në Bullgari që në agimin e demokracisë. Banorët e saj kanë përvojë dhe dinë të mirëpresin dhe të argëtojnë mysafirët e tyre, duke filluar nga delikatesat tipike të malit Rodopa. Pritësit do t'ju ofrojnë gatime të bëra vetë sipas recetave të vjetra dhe në disa vende do t'ju tregojnë se si të përgatisni vetë pjata tipike vendase. “Tashmë po flasim për turizmin shëndetësor-shpirtëror në Momçillovci ose për turizëm që mund të ofrojë shëndet jo vetëm për trupin, por edhe për shpirtin” - thotë kryetarja e bashkisë Sijka Surkova për Radio Bullgarinë dhe shpjegon:

"Ka 30 kishëza përreth fshatit që janë të përfshira në rrugë turistike. Ato nuk janë të mbyllura kurrë. Kushdo, nëse është e nevojshme, mund t'i vizitojë ata dhe t'i drejtohet shenjtorit mbrojtës, të cilit i është kushtuar kisha, për t'u lutur dhe për t'u ndjerë më mirë. Sepse ne të gjithë e dimë se besimi shëron. Turizmi shëndetësor dhe shpirtëror përfshin edhe ushqimin e pastër. Produktet tona janë miqësore me mjedisin, të prodhuara nga njerëzit tanë. Momçillovci është i famshëm për besimin e fortë të krishterë të banorëve. Kisha jonë është ndërtuar në vitin 1836 dhe kambanorja e saj është pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare. Ne kemi një burim shërues – ajazma në një nga kishat. Është vërtetuar se uji i saj është i përshtatshëm për sëmundjet e lëkurës dhe syve. Besohet se është më shërues natën duke u gdhirë Dita e Shën Gjergjit. Ne kemi gjithashtu tri kryqe të ndriçuar gjatë natës, që kujdesen për vendbanimin tonë - Momçillovci."

Vitet e fundit shumë të rinj zgjodhën fshatin si vendbanim të përhershëm. Ata blejnë shtëpi të vjetra ose ndërtojnë të reja, punojnë në distancë ose zhvillojnë turizmin dhe fëmijët e tyre frekuentojnë kopshtin ose mësojnë në shkollën lokale. Grupet amatore artistike pranë vatrës së kulturës argëtojnë rregullisht turistët. “Të gjithë mund të regjistrohen në mësime për gajde apo vallëzime popullore dhe të zhyten në atmosferën tonë autentike”, thotë Sijka Surkova dhe shton:

"Atraksioni më i ri në Momçillovci është Muzeu i Magjisë. Ai hapi dyert vitin e kaluar dhe zbulon sekretet e artit të iluzionit. Aktori dhe iluzionist i dashur Nenço Illçev, me origjinë nga Momçillovci, ka mbi 30 vjet që mbledh rekuizita të magjistarëve të famshëm bullgarë dhe tani i rregulloi në një muze. Muzeu ynë tjetër paraqet 3500 eksponate që lidhen me jetën dhe historinë e vendbanimit Momçillovci që nga epoka e bronzit. Ky është i vetmi muze rural që ka edhe një galeri arti.”
Në fund të dhjetorit, mijëra bullgarë dhe të huaj vizitojnë këtë fshat të strukur në gjinjtë e malit Rodopa për pazarin e tij të kuzhinës për të provuar shijet lokale dhe verën e zier.

"Nëse flasim për ngjarje që tërheqin shumë njerëz, kjo është për shembull festivali ynë i kosit. Vitin e kaluar u zhvillua në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Na vizituan mbi 6000 njerëz, disa prej të cilëve qëndruan këtu. Festa e fshatit Momçillovci është më 21 maj, kur bie Dita e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena. Edhe atëherë mirëpresim mijëra të ftuar. Dita e Shën Thodhorit është gjithashtu jashtëzakonisht e gjallë. Këtë ditë në fshat mbahen gara me kuaj dhe vishemi me kostume tradicionale dhe i shtojmë ngjyra festës. Por edhe pjesën tjetër të kohës këtu është e gjallë, sepse fshati ynë është shumë i pëlqyer nga turistët” - përfundon Sijka Surkova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: visitsmolyan.bg, Facebook / Qendra e skijimit Kartolla, momchilovtsifest.bg, muzeinamagiqta.com, BTA
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...