Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i fragmentuar dhe blerësit e korporatave janë tërhequr prej tij gjatë vitit të fundit. Sipas shoqatës, arsyet kryesore për këtë janë: lufta në Ukrainë, problemet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe thatësira që çoi në uljen e rendimenteve. Rezultati i gjithë kësaj është një rënie e çmimit prej 20% vetëm në vitin e fundit.
Toka më e shtrenjtë në vendin tonë është në Dobruxha(Bullgaria Verilindore) - deri në 3000 leva (1500 euro) për një dynym.
Në Bullgarinë Juglindore, çmimet janë 800 leva (400 euro) për një dynym, dhe në Bullgarinë Jugperëndimore pothuajse nuk ka marrëveshje. Tarifa e qirasë varion nga 70 (35 euro) deri në 90 leva (45 euro) në Bullgarinë Veriore dhe deri në 50 levaa në Jug.
Blerësit kryesorë mbeten fermerët që preferojnë të punojnë tokën e tyre dhe jo tokë me qira.Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..