Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Bojko Borisov
Foto: BTA

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.  Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), partitë “Fillimi i Ri”, Aleanca për të Drejta dhe Liri (APS) dhe kushdo që dëshiron një shtet ligjor dhe financiarisht të qëndrueshëm. Borisov shtoi se do të tregojë tolerancë deri në hyrjen në eurozonë, pas së cilës reagimi i partisë së tij do të jetë krejtësisht ndryshe.

Sipas Borisov, në korrik vendi ynë duhet të ketë tashmë një raport konvergjence për eurozonën. Buxheti i ardhshëm, i cili me ligj duhet të miratohet në shtator-tetor, gjithashtu duhet të miratohet, tha Borisov, duke shtuar se vetëm atëherë do të bëhen të ditura reagimet e GERB-it.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD