Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti Rumen Radev.
“Më së shumti falënderoj publikun. Ata më krijuan që në paraqitjen time të parë dhe nuk i tradhtova kurrë”, tha Millushev. Ai është i njohur për publikun për paraqitjet e tij në shfaqje të shumta,duke përfshirë "Medea", "Mërgimtarë", "Dy në djep".

Samuell Finci mori IKAR për rolin kryesor mashkullor në "Tregtari i Venecias" nga William Shakespeare (me regjisor Javor Gërdev).

Allbena Pavllova fitoi çmimin IKAR për rolin kryesor femëror në "Nëna Guximi dhe fëmijët e saj" të Bertolt Brecht (me regjisor Stojan Radev).
Foto: BGNES, bz-berlin.de, theater.bgNë Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..
Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..