Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti Rumen Radev.
“Më së shumti falënderoj publikun. Ata më krijuan që në paraqitjen time të parë dhe nuk i tradhtova kurrë”, tha Millushev. Ai është i njohur për publikun për paraqitjet e tij në shfaqje të shumta,duke përfshirë "Medea", "Mërgimtarë", "Dy në djep".

Samuell Finci mori IKAR për rolin kryesor mashkullor në "Tregtari i Venecias" nga William Shakespeare (me regjisor Javor Gërdev).

Allbena Pavllova fitoi çmimin IKAR për rolin kryesor femëror në "Nëna Guximi dhe fëmijët e saj" të Bertolt Brecht (me regjisor Stojan Radev).
Foto: BGNES, bz-berlin.de, theater.bgNga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën..