Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti Rumen Radev.
“Më së shumti falënderoj publikun. Ata më krijuan që në paraqitjen time të parë dhe nuk i tradhtova kurrë”, tha Millushev. Ai është i njohur për publikun për paraqitjet e tij në shfaqje të shumta,duke përfshirë "Medea", "Mërgimtarë", "Dy në djep".

Samuell Finci mori IKAR për rolin kryesor mashkullor në "Tregtari i Venecias" nga William Shakespeare (me regjisor Javor Gërdev).

Allbena Pavllova fitoi çmimin IKAR për rolin kryesor femëror në "Nëna Guximi dhe fëmijët e saj" të Bertolt Brecht (me regjisor Stojan Radev).
Foto: BGNES, bz-berlin.de, theater.bgNjë nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me..