Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova. Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje emigrantësh nga Trakia e Еgjeut, të cilëve ia detyronte trashëgiminë e saj të pasur folklorike. Si koriste dhe soliste shumëvjeçare e Ansamblit Shtetëror “Filip Kutev”, Stefka Sëbotinova pati fatin të këndonte në sallat më të mëdha të koncerteve në mbarë botën. Në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar, ajo u bashkua me Ansamblin e Këngëve Popullore të Televizionit dhe Radios Bullgare dhe korit "Misteri i Zërave Bullgarë".
Stefka Sëbotinova është gjithashtu e vetmja këngëtare me këngë solo në albumin e parë të etnologut, muzikant dhe producent zviceran Marsel Selier "Misteri i Zërave Bullgarë".
Ndër këngët e përfshira në album është "U përmbys mali", e cila që atëherë ishte pjesë e prodhimeve të mëdha filmike si "Jezusi i Montrealit".
Stefka Sëbotinova arriti famë të madhe botërore në mesin e viteve 90-të, kur "U përmbys mali" mori një aranzhim të ri bashkëkohor. Ky është pikërisht versioni që të gjithë e njohim dhe e duam sot, edhe pse këngëtarja nuk është me ne që nga viti 2010.
Interpretimi i këngëtares Stefka Sëbotinova është frymëzim edhe për këngëtarët e rinj. Një dëshmi për këtë është se kënga ka më shumë se një interpretim me një tingëllim krejtësisht modern.
Fama mbarëbotërore e këngës “U përmbys mali” është aq e pamasë sa ndonjëherë këngë të tjera nga repertori i këngëtares Stefka Sëbotinova mbeten në hije. Të mos harrojmë se një pjesë e madhe e punës së saj përfshin kryevepra nga krahina folklorike trake, si dhe këngë popullore humoriste - shumë prej tyre të regjistruara së bashku me këngëtaren Tinka Pesheva. Një prej tyre është “Moj Conke, spec i kuq”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, YouTube /Bulgarian Folklore Music, Youtube / Nikollaj Antov
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin..