Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit

Kirill Petkov
Foto: BGNES

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së eurozonës do të jetë për të gjitha çështjet që qeveria nuk po trajton”, tha ai. Sipas Kirill Petkovit, ka lëvizje në temën “Anti-korrupsion” duke pasur parasysh avancimin e legjislacionit kundër korrupsionit lidhur me rregullat për Komisionin Kundër Korrupsionit. Sipas tij, pas një viti e gjysmë GERB-i dhe “DPS - Fillimi i Ri” më në fund i kujtuan këto ligje, dhe kjo do të thotë se duhet të bëhet presion i fortë mbi mazhorancën qeverisëse për të vepruar në drejtimin e duhur.

Kirill Petkov komentoi edhe luftën tregtare i shpallur Evropës nga SHBA: “Në të njëjtën kohë, ne e dimë se ka një luftë të vërtetë nga Lindja, e cila tregon se ne duhet të jemi në qendër të Evropës jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja me 50% e pagave në spitalet psikiatrike nga 1 maji

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..

botuar më 25-04-03 11.08.PD

U pastrua ndotja me mazut në bregdetin e Varnës

Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..

botuar më 25-04-03 9.19.PD

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD