Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 prillin

Mbetet me shi edhe gjatë fundjavës

Foto: BGNES

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 14° dhe 19°, në Sofje rreth 15°.

Mbi malet vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të theksuara dhe pasdite në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1700 metra - nga bora. Mund të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 0°.

Vranësirat përgjatë Detit të Zi do të jenë kryesisht të konsiderueshme. Pas drekës vende-vende do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..

botuar më 25-10-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD