Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Java e Madhe - ditët e pësimit të Krishtit

Foto: arkiv

Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të krishterët shënojnë hyrjen e Zotit në Jerusalem, e njohur edhe si e Diela e Dafinave, dhe përfundon ditën e Ringjalljes së Krishtit - Pashkët.

Çdo ditë e Javës së Pësimit quhet "E Madhe" - e Hëna e Madhe, e Marta e Madhe etj. Gjatë secilës prej ditëve, përmendet diçka e rëndësishme që bëri Jezu Krishti për njerëzit ose mësimet e Tij. Kështu, të krishterët gradualisht po përgatiten të mirëpresin dhe të përjetojnë festën më të ndritshme të krishterë - Ngjalljen e Krishtit. 

Të Hënën e Madhe, ungjilltarët na tregojnë se si Biri i Perëndisë hyri në tempullin e Jerusalemit dhe e gjeti plot me tregtarë. Krishti u zemërua, përmbysi tavolinat e tyre dhe ai vetë i dëboi, sepse tempulli është një shtëpi për lutje, jo për tregti.

Në këtë ditë, Kisha lavdëron Jozefin e drejtë, për të cilin Bibla thotë se ishte një nga 12 djemtë e patrikut të Dhiatës së Vjetër Jakob dhe i preferuari i tij, i cili jetoi rreth shekullit të XVIII-të para Krishtit. Në Judean e Lashtë, udhëheqësit e Sinedrit - gjykata e lartë priftërore e hebrenjve - quheshin patrikë. Jozefi ose Josifi u shit nga vëllezërit e tij xhelozë tregtarëve që udhëtonin për në Egjipt, sepse ata e kishin zili. Atje, në vendin e huaj, ai kaloi shumë vuajtje, por Faraoni e bëri të dytin për nga fuqia dhe pozita në të gjithë mbretërinë pasi interpretoi saktë ëndrrat e tij.

Ashtu si Jozefi i drejtë, Jezu Krishti u tradhtua nga shokët e tij hebrenj te skllevërve romakë, u torturua dhe vuajti për shkak të mëkateve njerëzore.

Kisha në këtë ditë kujton edhe simbolikën e fikut shterpë, i cili pasi u mallkua nga Zoti u tha. “Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr”, tha ai.

Po kështu, të krishterët thirren të japin fryte shpirtërore duke u përpjekur të jenë të mirë, të mos bëjnë keq, të mbushen me virtyte, të përmirësohen në besim.


Tekst: Aleksandra Karamihaleva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..

botuar më 25-02-22 5.30.PD