Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magomed Ramazanov u bë kampion evropian në Bratislavë

Magomed Ramazanov
Foto: BTA

Kampioni olimpik Magomed Ramazanov fitoi titullin evropian të mundjes në kategorinë 86 kg stil i lirë në kampionatin në Bratislavë. Në ndeshjen finale jashtëzakonisht të kontestuar, mundësi bullgar mundi me rezultatin 9:5 garuesin Mahamedhabib Haxhimagomedov, që merr pjesë me status neutral. Kështu, vendi ynë fitoi çmimin e parë të Kampionatit Evropian. Për Magomed Ramazanov, titulli evropian është qëllimi i dytë i arritur pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit. Ai i vë vetes një qëllim tjetër - të bëhet kampion bote në Zagreb në vjeshtë.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinalen e Masters në Miami

Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..

botuar më 25-03-26 9.18.PD

Ekipi kombëtar bullgar i MMA fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik në Tiranë

Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..

botuar më 25-03-25 6.20.MD

Basketbollisti bullgar Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër 1 i sezonit në Greqi

Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..

botuar më 25-03-25 1.52.MD