Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës 10:00 siç ishte paralajmëruar më parë. Anija po kthehet nga një mision i tretë pesë-mujor i suksesshëm në Oqeanin Jugor dhe Antarktidë, njoftoi Instituti Bullgar Antarktik.
NIK 421 u nis për ekspeditën e tij të tretë në Kontinentin e Akullit më 7 nëntor 2024. Këtë herë, në bord ishte pajisur edhe një laborator hapësinor. Kapiteni i anijes është Radko Muevski. Anija transportoi pajisje për laboratorin e ri të shkencëtarëve tanë në bazën bullgare në ishullin Livingstone. Ajo u hap zyrtarisht në shkurt.
Bullgaria filloi aktivitetet e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar mori pjesë në ekspeditën e XIII Sovjetike të Antarktidës. Që nga viti 1988 funksionon baza polare bullgare, e cila në vitin 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev mori emrin për nder të Shën Klementit të Ohrit.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..