Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës 10:00 siç ishte paralajmëruar më parë. Anija po kthehet nga një mision i tretë pesë-mujor i suksesshëm në Oqeanin Jugor dhe Antarktidë, njoftoi Instituti Bullgar Antarktik.
NIK 421 u nis për ekspeditën e tij të tretë në Kontinentin e Akullit më 7 nëntor 2024. Këtë herë, në bord ishte pajisur edhe një laborator hapësinor. Kapiteni i anijes është Radko Muevski. Anija transportoi pajisje për laboratorin e ri të shkencëtarëve tanë në bazën bullgare në ishullin Livingstone. Ajo u hap zyrtarisht në shkurt.
Bullgaria filloi aktivitetet e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar mori pjesë në ekspeditën e XIII Sovjetike të Antarktidës. Që nga viti 1988 funksionon baza polare bullgare, e cila në vitin 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev mori emrin për nder të Shën Klementit të Ohrit.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..