Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të vlerësuara nga një juri ndërkombëtare. Për herë të parë, verëra nga 26 vende përfshihen në një konkurs të tillë për Sauvignon Blanc. Interesim rekord kanë shfaqur edhe kantinat e verës bullgare, me 56 verëra bullgare që marrin pjesë në konkurs.
Eventi në Burgas është i mbyllur për vizitorët e jashtëm dhe vëmendja e njohësve dhe koleksionistëve nga e gjithë bota i është drejtuar Bullgarisë si një destinacion elitar i verërave, duke stimuluar pozitivisht zhvillimin e turizmit.
Krijuar 30 vjet më parë nga një kompani mediatike belge, Concours Mondial de Bruxelles u imponua si konkursi më i madh ndërkombëtar për verërat e kuqe dhe të bardha. I njohur për standardet e tij jashtëzakonisht strikte dhe profesionale, eventi – që udhëton prej 20 vitesh – organizohet në vende me tradita të pasura në prodhimin e verës, si Franca, Spanja, Italia, Austria, Portugalia etj. Vitin e kaluar, seksioni special për Sauvignon Blanc u mbajt në Austri, transmeton travelnews.bg.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: sauvignonselection.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për..
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..