Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të vlerësuara nga një juri ndërkombëtare. Për herë të parë, verëra nga 26 vende përfshihen në një konkurs të tillë për Sauvignon Blanc. Interesim rekord kanë shfaqur edhe kantinat e verës bullgare, me 56 verëra bullgare që marrin pjesë në konkurs.
Eventi në Burgas është i mbyllur për vizitorët e jashtëm dhe vëmendja e njohësve dhe koleksionistëve nga e gjithë bota i është drejtuar Bullgarisë si një destinacion elitar i verërave, duke stimuluar pozitivisht zhvillimin e turizmit.
Krijuar 30 vjet më parë nga një kompani mediatike belge, Concours Mondial de Bruxelles u imponua si konkursi më i madh ndërkombëtar për verërat e kuqe dhe të bardha. I njohur për standardet e tij jashtëzakonisht strikte dhe profesionale, eventi – që udhëton prej 20 vitesh – organizohet në vende me tradita të pasura në prodhimin e verës, si Franca, Spanja, Italia, Austria, Portugalia etj. Vitin e kaluar, seksioni special për Sauvignon Blanc u mbajt në Austri, transmeton travelnews.bg.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: sauvignonselection.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...
Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..