Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha.
Demonstruesit kanë bllokuar kryqëzimin e bulevardit "Dragan Cankov" dhe bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”, “Orllov Most” (“Urën e Shqiponjave”) dhe Sheshin “Maqedonia”, duke ndërtuar një barrikadë me goma. Ata mbanin gjithashtu postera ku shkruhej "Qeveritë janë të përkohshme - transporti është i përjetshëm!" dhe “Bashkia e Kryeqytetit – nënë apo njerka e transportit publik?”.
Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave me 400 leva (200 euro) gjatë vitit të parë, me 500 leva – gjatë vitit të dytë dhe me 600 leva gjatë vitit të tretë.
“Çdo vit ne jemi si lypës dhe lutemi për një rritje, dhe ata tallen me ne, duke na ofruar 50-100 leva” (25-50 euro), tha Ivan Sakarov nga Sindikata e Punës “Podkrepa”. Ai shtoi se puna e punëtorëve të transportit rrugor është shumë e vështirë – ata ngrihen në orën 2:30 të mëngjesit dhe meqenëse nuk ka shoferë të mjaftueshëm, punojnë 12-14 orë në ditë. “Kjo është vrastare, po e sakrifikojmë shëndetin dhe nuk kemi para”, tha gjithashtu sindikalisti.
“Fatkeqësisht, buxheti i Bashkisë së Sofjes nuk mund të lejojë përmbushjen e asaj që kërkojnë punëtorët e transportit për momentin, prandaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku me shtetin për të gjetur mjetet e nevojshme për të financuar rritjen e kërkesave të tyre”, komentoi Ivan Vasilev, nënkryetar i bashkisë në Departamentin e Financave dhe Shëndetësisë, i cili erdhi te protestuesit në kryqëzimin pranë stacionit të metrosë “Stadiumi i Vasill Levski”. Sipas tij, mjetet nga buxheti i bashkisë janë 15 milionë leva (7.5 milionë leva) dhe kjo është pak më shumë se 100 leva (50 euro) të një punëtori.
“Mund të ketë rritje aty ku është e nevojshme për shoferët”, tha gjithashtu kryebashkiaku, duke theksuar se ka nevojë për asistencë shtetërore.Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..