Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë këtij viti pasi përfundoi e pesta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Në vendin e dytë në kërcim u rendit kinezja Linmin Yu, ndërsa në vendin e tretë – amerikanja Jayla Hang.
Edi Penev u rendit i gjashti në finalen e gjimnastikës së tokës, ndërsa vendin e parë e fitoi izraeliti Artem Dolgopyat.Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë..