Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë këtij viti pasi përfundoi e pesta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Në vendin e dytë në kërcim u rendit kinezja Linmin Yu, ndërsa në vendin e tretë – amerikanja Jayla Hang.
Edi Penev u rendit i gjashti në finalen e gjimnastikës së tokës, ndërsa vendin e parë e fitoi izraeliti Artem Dolgopyat.Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..
Kampioni olimpik Magomed Ramazanov fitoi titullin evropian të mundjes në kategorinë 86 kg stil i lirë në kampionatin në Bratislavë. Në ndeshjen finale jashtëzakonisht të kontestuar, mundësi bullgar mundi me rezultatin 9:5 garuesin Mahamedhabib..
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti Nikolas Hari nga Kili me 6:3, 6:4. Kështu, tenisti bullgar, i renditur i 15-ti në skemën e turneut,..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë..