Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E Premtja e Madhe përkujton vuajtjet shëlbuese të Krishtit

Foto: arkiv

Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një kurorë me gjemba në kokë.

Me kryqin e rëndë mbi supe, Krishti u çua në një kodër të quajtur Golgota, afër Jerusalemit, për t'u kryqëzuar i pafajshëm, për mëkatet e njerëzimit, midis dy hajdutëve mizorë. Në këto momente vuajtjesh dhe dhimbjesh çnjerëzore, Shpëtimtari i lutet Atit të Tij jo për Veten e Tij, por për të falur torturuesit e Tij dhe jep një shembull suprem të dashurisë së Tij për të afërmin e Tij.

Jezu Krishti në Golgota, afresk nga viti 1546 nga Theofani i Kretës në Manastirin Stavronikita

Ishte në këtë moment që një nga hajdutët e njohu Atë si Birin e Perëndisë dhe i kërkoi falje për mëkatet e tij. Shpëtimtari e  pranoi pendimin e hajdutit, i cili kishte kryer mëkatet më të rënda, dhe premtoi se do ta marrë me vete në Mbretërinë e Perëndisë. Kështu Ai u jep shpresë besimtarëve se ka falje për ata që pendohen sinqerisht.

Në Kryq, Krishti pranoi vdekjen dhe dha frymën e tij të fundit për të çliruar të gjithë njerëzimin nga vdekja shpirtërore. Në atë moment, dukej sikur e gjithë natyra u trondit - toka u drodh dhe dielli e fshehu dritën e tij.

Prandaj, për besimtarët, E Premtja e Madhe është dita më e trishtueshme, një ditë zie dhe pendimi, si dhe mirënjohjeje të thellë për sakrificën e Shpëtimtarit.

Në këtë ditë, nuk shërbehet Meshë e Shenjtë në kisha. Para shërbesës së mëngjesit, përpara Kryqit me Krishtin e Kryqëzuar që vihet  në mes të kishës Të Enjten e Madhe, vendoset edhe "varri" i Krishtit i zbukuruar me lule.

Mund të mësoni më shumë për këtë ditë nga botimet e Radio Bulllgarisë:

Tekst: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, pravoslavieto.com, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Theodhorit – festa e cila i paraprin verës

Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..

botuar më 25-03-08 6.10.PD

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD