Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova.
Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria, Gjurga Pinxhurova filloi të studionte në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Sofje në vitin 1917 me këngëtaren tonë të madhe Hristina Morfova. Më vonë, si bursiste shtetërore, ajo u diplomua në degën e këndimit operistik në Konservatorin e Pragës. Pasi u kthye në Bullgari, Gjurga Pinxhurova realizonte në mënyrë aktive koncerte të panumërta. Në koncertin e saj të parë në Bullgari në vitin 1921 ajo interpretoi arie nga opera dhe aranzhime të këngëve popullore.
Krahas kësaj ajo jepte mësime të këndimit në Sofje, Trën dhe fshatrat përreth. Regjistrimet e para të gramafonit të arieve, këngëve artistike dhe popullore ajo bëri për Radion Kombëtare Bullgare, në atë kohë Radio Sofja.
Gjurga Pinxhurova u nda nga jeta më 10 nëntor 1971, por mbetet në histori si një nga këngëtaret tona më të famshme dhe artistike me një qasje karakteristike të thellë ndaj artit popullor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondi i Arkivit të Radios Kombëtare Bullgare, YouTube /Bulgarian Folklore MusicTamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si..
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty"...