Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit.

Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost 3” me hyrje falas. Programi përfshin punëtori, vallëzime, lojëra sportive dhe shumë surpriza. Fëmijët dhe të rriturit do të lyejnë 1500 vezë dhe do t'i marrin në shtëpi.
Dhe "Muzeu i Aviacionit - Burgas" po organizon një aventurë festive për të rinj dhe të rritur me një program tematik me lojëra, punëtori krijuese dhe përvoja interaktive në mes të avionëve unikë. Vizitorët do të jenë në gjendje të ecin pranë aeroplanëve në ekspozitë, të lyejnë vezët e Pashkëve dhe të marrin pjesë në një program të veçantë shfaqjesh për fëmijë.
Në Plovdiv, në sheshin “Stefan Stambollov” përpara bashkisë organizohet një punëtori krijuese për Pashkët për fëmijë për vezë të lyer. Një koncert i titulluar "Mrekullitë e Pashkëve në Tokën e Talenteve" do të mbahet pak më vonë në shesh.

Në rajonin e qytetit Jamboll, tradita e lyerjes së vezëve të Pashkëve vetëm të Shtunën e Madhe, dhe jo të Enjten e Madhe, ruhet edhe sot e kësaj dite. Përgatitjet për trapezën në ditën e festës fillojnë gjithashtu, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Daniella Kostova. Në mbrëmje, degët e lulëzuara të dardhave mblidhen dhe përdoren për të dekoruar portat e hyrjes së shtëpive.
Nga arkivi ynë mund të mësoni më shumë për ngjyrosjen e vezëve në Bullgari:
Foto: BGNES, Fondacioni "Varet nga Ne", Keti Trençeva
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..